Ferrari California me version ekologjik
Paris, 23 shtator - Ferrari në panairin e veturave në Paris, do të prezantojë versionin ekologjik të modelit California.
Nuk bëhet fjalë për veturë hibride, por për modifikime në motor dhe frenim regjenerues, me të cilat mëtohet të arrihet harxhim sa më i vogël i karburantit dhe emetimit të gazrave të dëmshme.
Pa marrë parasysh në lajmin rreth versionit ekologjik të California, Ferrari ka paralajmëruar zvogëlim të përgjithshëm të emetimit të gazrave të dëmshëm deri në 40 për qind dhe zvogëlimin e harxhimeve të karburantit për 30 për qind tek të gjitha modelet e tij.
Ky është rezultat i standardit të rreptë Euro 5, i cili tashmë ka marrë disa viktima, si modelet Honda Civic Type R dhe Ford Focus ST.