Ferrari 458 modifikohet me ngjyrë të zezë
Romë, 28 janar - DMC dhe Luxury Custom i kanë bashkuar forcat e tyre për të sjellë një Ferrari 458 Italia të modifikuar dhe me ngjyrim të zi.
Ferrari 458 Italia është ngjyruar nga Luxury Custom nga Zvicra, teksa modifikimi Elegante është bërë nga DMC, që e bën superveturën të duket shumë më agresive se zakonisht.
Pakoja aerodinamike i ka sjellë veturës një spojler të ri të përparmë, skaje më të mëdha dhe një prapakolp të ndryshëm, me shpërndarës të modifikuar.
E tërë vetura ka ngjyrë të zezë të mbyllët, ndërsa xhamat dhe dritat e errësuara e bëjnë vërtet agresiv. Të zeza janë edhe fellnet e veturës, përderisa frerët kanë ngjyrë të verdhë, për kontrast.
Nuk dihet nëse janë bërë ndryshime të motorit në këtë Ferrari 458 Italia, prandaj mund të supozohet se ai vjen me një motor origjinal V8 4.5-litërsh, që prodhon 570kf (419 kW).
Bisha e zezë ka një ndërrues 7-shpejtësish dhe mund të arrijë shpejtësinë prej 0-100 km/h për më pak se 3.4 sekonda, para se të arrijë shpejtësinë maksimale prej 325 kilometra në orë.