Ferrari 458 me dizajn të veçantë
Milano, 3 prill - Ferrari ka pasur gjithmonë pamjen më të veçantë të veturave në botë, që është përcjellë edhe në linjat e fundit të kompanisë.
Që nga vitet e 70-të, kompania ka tërheqë vëmendjen e të gjithëve madje edhe California, një vend i mërzitshëm në të kaluarën ka marrë pak vëmendje falë Ferrarit.
Të gjithë ëndërrojnë të posedojnë një veturë të shtrenjtë siç është Ferrari, e kompania holandeze, Ugur Sahin ka dizajnuar një linjë të veçantë të Ferrari 458 për blerësit e veturave të çmendura.
Kjo kompani ka theksuar se ka marrë disa kërkesa për të blerë nj veturë të tillë, por sipas kompanisë kjo linjë do të jetë e limituar.
Specifikat e Ferrarit 458 do të mbeten të njëjta, me motor 4.5 L dhe arrin shpejtësinë prej 100 kilometrave në orë për vetëm 3.4 sekonda.
Dizajni i kompanisë nga Holanda ka bërë bujë dhe pritet shumë shpejt të ketë blerësit e parë të Ferrarit 458 me dizajn special.