Ferrari 250 GTO shitet 25 milion euro
New York, 8 shkurt - Një Ferrari 250 GTO është shitur për 25 milion euro. Bëhet fjalë për një model makine që është prodhuar gjatë viteve 1962 1964, ku janë prodhuar gjithsej vetëm 39 copë.
Besohet se atë e ka shitur koleksionisti Jon Hunt, i cili e bleu në vitin 2008 për 19 milion euro.
Ai ka shitur Ferrarin e prodhuar në vitin 1963, tre vite pasi e kishte blerë duke fituar 6 milion euro. Kjo makinë ka një motor V12 dhe arrin një shpejtësi 280 km/h.
250 GTO është bërë kështu makina e dytë më e shtrenjtë në botë pas Bugattit të vitit 1936 që është shitur në vitin 2010 për 32 milion euro.