Feronikeli investon 12 milionë euro në sektorin e mjedisit
Prishtinë, 24 prill - Përfaqësuesit e NewCo Ferronikelit në një
konferencë për media shpalosen investimet që janë bërë në Fabrikë sa i
përket fushës së ambientit, kushtet e punës në përgjithësi me të cilat
operon Fabrike dhe ju bë një vizitë Fabrikës në të gjithë sektorët.
Sa
i përket investimeve në sektorin e mjedisit deri me tani kemi bërë me
shumë së 12 milion euro dhe vazhdimisht jemi duke investuar në këtë
fushë. Së fundmi kemi lëshuar në funksion edhe Sistemin Mates Kontinual
të Emisionit të pluhurit dhe gazrave tha në konferencë Agron Veliu,
ekspert për çështje mjedisore në Ferronikel.
Ai po ashtu shtoi se
Ferronikeli ka aplikuar për leje të integruar (IPPC) dhe është në
negociata të vazhdueshme me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit
Hapësinor rreth kësaj çështje. Pra, jemi kompania e parë në Kosovë që
presim të pajisemi me këtë leje.
Ai shtoi se Ferronikeli ka filluar edhe procedure për licencim ISO 14001 që ka të bëjë me ambient.
Ndërsa
sa i përket trajtimit të ujërave të zeza qe derdhen në lumin Drenica,
qe u paraqit si çështje shqetësuese nga gazetaret, Veliu shpjegon qe
Ferronikeli i ka te instaluar filtrat sa i përket trajtimit te ujërave
te zeza, ndërsa ujin te cilin e përdor Fabrika edhe sistem i mbyllur.
Ai po ashtu shtoi se i vetmi ujë i cili derdhet ne lumin Drenica është ai
nga reshjet atmosferike qe edhe pse nuk është i dëmshëm per mjedis ne
kemi ne projekt qe veç kemi prezantua ne ministri qe edhe ujërat
atmosferike ti trajtojmë.
Ndërkaq ne pyetjen e gazetarëve sa i përket skories ne deponin e Sukes cfare po bën ferronikeli me trajtimin e
saj, Veliu sqaroi se Ne jemi duke vepruar sipas planit te cilin e kemi
me pëlqimin mjedisor, pra posa te përfundoj pjesa aktive (deponimi i
skories) do te mbyllet dhe do te rikultivohet sic ka ndodhur me pjesën tjetër te kësaj deponin e cila është mbyllur dhe rikultivuar.
Ndërkaq sa i perket kushteve te punës ne Fabrike këshilltari për media i
Ferronikelit Ekrem Tahiri, tha se kujdes te vacant i kushtojmë kushteve
dhe sigurisë ne pune.
Ai shtoi gjithashtu se NewCo Ferronikeli operon konform ligjit te punës dhe ne perpikmeri mundohet ta respektoj.
Tahiri
tha se Ferronikeli është një impiant qe mund te merret si shembull për
te mire sa i përket kushteve te punës dhe kujdesit.
Edhe përkundër këtyre ne kohen e fundit kemi marr një dënim nga Inspetoriati i Ministrisë se Punës te cilin e konsiderojmë te pa bazuar ne fakte.
Ferronikeli ka bere një ankese ne shkallen e dyte ne Ministrinë e Punës
dhe Mirëqenies Sociale ku ka paraqitur faktet e veta si dhe shkeljet qe janë bere me këtë dënim dhe presim qe vendimi i shkalles se dyte te jete
i drejte, shtoi ai.
Ndërlidhur me ketë, gazetaret bene një
vizite ne Impiant për ta pare për se afërmi funksionimin e Sistemit për
Matjen Kontiuale te Shkarkimit te Gazrave dhe për te pare kushtet e punës ne këtë fabrike.
Teksa demonstrohej para gazetareve se si
funksionon ky sistem Veliu nder tjera tha se Ky është një sistem nga
fjala e fundit e teknologjisë i cili bën matjen kontinuale te shkarkimit
te tymtarëve dhe tash kemi një pasqyre te sakte sa i përket
shkarkimeve
Ndërsa për te pare kushtet e punës ne Fabrike u be një vizite ne te gjithë sektorët e fabrikës duke filluar nga procesi i përpunimit te xeheve dhe deri tek produkti final i nikelit.
Gjithashtu
u vizituan edhe depot me mjete dhe pajisje per pune, departamenti
modern i zjarrfikëseve dhe i ndihmës se shpejte si dhe klinika,
zhveshtoret dhe mensa për ushqim.