24 Dhjetor 2024

Ferizaji bëhet me kontenjerë nëntokësorë

Ferizaj, 29 prill - Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi, me vendime të ndara ka mbështetur dy projekte mjedisore, njërën në komunën e Ferizajit dhe një tjetër në Komunën e Suharekës.

Në vendimin për përkrahjen financiare të projektit “Furnizimi dhe vendosja e kontenjerëve nëntokësorë në Ferizaj” që do të realizohet në bashkëpunim me USAID dhe Ministrinë e Pushtetit Lokal, Ministria e Mjedisit ka ndarë 30.000 euro.

Ky lloj i vendosjes së kontenjerëve është i pari që do të implementohet në Kosovë dhe do të jetë shembull për realizimin e projekteve të tilla edhe në qytete tjera të Kosovës.

Ndërkaq, për Komunën e Suharekës, Ministria e Mjedisit ka ndarë 10.000 euro për projektin “Krijimi i hapësirave të gjelbërta”, që do të realizohet nga MMPH dhe Drejtoria për Kulturë dhe Sport e Komunës së Suharekës.

Komuna e ka përcaktuar prioritar shërbimin e krijimit të hapësirave të gjerblërta, si dhe vetëdijësimin dhe angazhimin në mirëmbajtjen e këtyre hapësirave në të gjitha hapësirat publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)