Falsifikimi i prodhimeve dëmton bizneset për 7.9 miliard Euro
Berlin, 13 gusht - Gjermania është vendi i dytë në botë ku prodhohen më shumë produkte të falsifikuara. Sipas vlerësimëve dëmi i shkaktuar tek biznesi është 7.9 miliard Euro.
Për shumë firma gjermane të cilat preken nga dhunimi i pronësisë intelektuale, shpesh herë dhunuesin e kanë pranë.
Kina prej kohësh kryeson listën e vendeve që falsifikojnë markat, por një studim i kryer këtë vit tregon se edhe në Gjermani falsifikohen shumë marka e produkte.
Në vitin 2014, pothuasje çereku i markave dhe produkteve të falasifikuara vinte nga kompani me seli në Gjermani. Vendi me ekonominë më të fortë në Europë qëndron mbrapa Kinës, ndërsa pas saj vijnë Turqia dhe India. Ky është rezultati i studimit mbi piraterinë i bërë nga shoqata e inxhinierëve gjermanë VDMA.
Por në krahasim më falsifikimet e vendeve të tjera, ato nga firmat gjermane shpesh kanë cilësi të lartë. Sipas shoqatës falsifikuesit gjermanë në disa rastë kanë kopjuar të gjithë mekanikën high-tech ose përbërës të produkteve.
Si shkak kryesor të dhunimit të pronësisë intelektuale, studimi sheh konkurencën e ashpër. Sipas VDMA piratimi i produkteve i ka shkaktuar 7,9 miliard Euro humbje industrisë vetëm vitin e shkuar.
Çmim për falsifikuesin më të mirë
Rritja e prodhimi të produkteve të falsifikuara në Gjermani ka bërë që dikush të mendojë një ide origjinale për të lufutar këtë trend.
Që prej vitit 1977, një grup i njohur me emrin Aktion Plagiarius ka dhënë çmime për kompanitë që prodhojnë produktet më të mira të falsifikuara. Përveç firmave kineze që marrin çmimet më shpesh, ka edhe kompani gjermane.
Një shembull i famshëm është ai i një prodhuesi i një mbajtëse magnetike materialesh në landin e Baden-Württemberg. Kur produkti ishte në majat e tij, një kompani nga landi fqinj Franken filloi të prodhojë një produkt të njëjtë.
Kompania nga Franken këtë vit mori çmimin e vendit të tretë në çmimet e Plagiarius dhe zuri një vend në muzeun e grupit në Solingen.
Asgjë nuk është e shenjtë
Pirateria nuk njeh kufij thotë zëdhënësja e ,Plagiarius\' Christine Lacroix. Imituesit e sotshëm falsifikojnë që nga lodrat deri tek pajisjet e ndryshme high-tech.
Më parë imitimet e produkteve dalloheshin nga cilësia e keqe, por sot kjo gjë ka ndryshuar dhe është e vështirë të dallohen, thotë ajo.
Dhe Plagiarius\' ndërkohë në përpjekje që të mbrojë inovacionet origjinale, u ka sugjeruar kompanive disa hile teknike. Për pjesët që mendohet se kopjohen lehtësisht, nuk jepet shpjegimi i duhur ose shenjohen me holograme.