25 Dhjetor 2024

Falimenton kompania shtetërore iraniane e gazit

Teheran, 20 nëntor - Kompania Kombëtare iraniane e Gazit (NIGC) me një borxh prej 100 trilionë rijal apo 4 miliardë dollarë shpalli falimentimin e saj.

Këtë lajm Drejtori i Përgjithshëm i NIGC Hamid Reza Araghi ia përcolli agjencisë së lajmeve Mehr.

Kreu i Ministrisë së Naftës Bijan Zanganeh shpjegoi se vështirësitë financiare të NIGC janë pasojë pikë së pari i vendimeve të kryesisë për ristrukturimin e subvencioneve shtetërore.

Gabimet e menaxherëve, sipas mendimit të tij, çuan në vështirësitë gjatë përpunimit dhe shpërndarjes së burimeve energjetike në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)