Fabrika e kamionëve dhe autobusëve MAN transferon fabrikën në Turqi
Frankfurt, 21 maj - Kompania gjigande fabrikën e prodhimit të autobusëve që ka në Gjermani do ta transferojë në Turqi.
Prodhuesja e kamionëve dhe autobusëve MAN fabrikën e vetme që ka në Gjermani do ta mbyllë dhe prodhimin do ta zhvendosë në Turqi.
Sipas një komunikate të lëshuar nga MAN kompania ka vendosur që deri në fund të vitit 2015 të transferojë nga qytetin Plauen i Gjermanisë aktivitetin e prodhimit të autobusëve.
Drejtori Ekzekutiv (CEO) i MAN Kamion dhe Autobus, Anders Nielsen tha se për të rritur produktivitetin nuk kishte mbetur alternativë tjetër përveç transferimit të vendit të prodhimit.