25 Dhjetor 2024

Eurozonë, prodhimi industrial ka rënë për 0.7 për qind

Bruksel, 14 shkurt - Edhe pse me ngadalë, nga Bashkimi Evropian vijnë sinjalet për daljen nga kriza ekonomike, por e njëjta gjë nuk vlen për vlerat e prodhimit të industrisë.

Në muajin e fundit të vitit është vënë re një ulje si në Eurozonë ashtu edhe në Bashkimin Evropian.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave të Bashkimit Evropian, në muajin dhjetor, prodhimi industrial ka rënë për 0.7 për qind.

Sipas të dhënave të krahasuara me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërkohë që ka rënë prodhimtaria në 19 vende, vetëm në 4 vende ka pasur rritje.

Rënia më e madhe vihet re në Esotni, Suedi dhe Holandë. Kurse në vendet në krizë si Slloveni, Greqi dhe Portugali është vënë re një rritje e prodhimit të industrisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)