Eurozonë: porositë industriale u rritën tre muaj rresht
Kështu në dhjetor 2010, në eurozonë porositë industriale u rritën 2.1% në krahasim me atë të nëntorit, ose 18.5% në krahasim me dhjetorin e vitit 2009.
Kjo tregon se numri i porosive industriale në eurozonë, u rrit për tre muaj me radhë.
Të dhënat e publikuara më 23 shkurt nga Eurostati, tregojnë gjithashtu se në dhjetor të vitit të kaluar, edhe në 27 vendet e BE-së numri i porosive industriale u rrit 2.5% në krahasim me muajin nëntor.