Elektroluks planifikon ta blejë Daevu Eelektroniks
Stokholm, 25 mars - Prodhuesi suedez i teknikës së bardhë Elektroluks AB kumtoi se ka dhënë ofertë për blerjen e Daevu Elektronikis nga Koreja Jugore.
Zëdhënësi i Elektroluks Andres Adholm dje konfirmoi se është dhënë oferta e parë, por refuzoi ta kumtojë vlerën e ofertës.
Në Daevu Elektroniks prej vitit 2000 zbatohet plan për riprogramimin e borxheve nën mbyqyrje të kreditorëve, pasi kompania bëri borxhe të mëdha.
Kompania suedeze prodhon aparate për amvisëri, duke përfshirë ftohës, makina për larjen e rrobave dhe enëve.