22 Dhjetor 2024

Ekonomisë gjermane i nevojiten 36 mijë inxhinierë

Berlin, 7 gusht - Në Gjermani po zhvillohen debate se a duhet të importohen kuadro të huaja të specializuara në vend, pas trendëve pozitive ekonomike.

Revista ekonomike gjermane "Kapital" shkruan se brenda koalicionit qeveritar po zhvillohet debat se a duhet që shteti të importojnë fuqi punëtore të kualifikuar.

Qëndrime kontradiktore kanë ministri i Ekonomisë nga radhët e liberalëve gjerman, Rajner Bruderle dhe kryeministri konservator i landit të Bavarisë, Horst Sehofer. Sehofer ka theksuar se në Gjermani ka tre milionë të papunë, të cilëve duhet t'i jepet shansi për punë dhe kualifikim.

Ministri i Ekonomisë dhe një pjesë e madhe e analistëve gjerman kanë theksuar nevojën e ekspertëve të huaj sidomos në fushën e inxhinierisë dhe sfera tjera. Sipas Dhomës Ekonomike Gjermane, tani për tani janë të nevojshëm rreth 36 mijë inxhinierë që i nevojiten ekonomisë gjermane.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)