24 Dhjetor 2024

Egjipt, 70 për qind e punëtorëve të ndërtimit të papunë

Kajro, 20 prill - Sindikata e punëtorëve të ndërtimit në Egjipt njoftoi rritjen e numrit të të papunëve në këtë sektor.

Sipas një njoftimi të Egypt Today, Muhamed Bahaedin, kreu i sindikatës së punëtorëve të ndërtimit në Egjipt ka thënë se 70% e punëtorëve të këtij sektori në Egjipt aktualisht janë të papunë.

Ai nga qeveria egjiptiane ka kërkuar më shumë përkushtim në situatën e punëtorëve të ndërtimit të cilët për shkak të papunësisë po përballen me kushte të rënda financiare dhe ekonomike.

Punëtorët e ndërtimit nuk përdorin shërbimet civile dhe të shëndetësisë dhe papunësia i ka bërë ata që të mos kenë mundësi të plotësojnë nevojat e tyre për jetesë për shkak të rritjes së çmimeve, tha në fjalën e tij z. Bahaedin.

Kryetari i sindikatave të punëtorëve të ndërtimit në Egjipt ndër të tjera tha: Për punëtorët e ndërtimit revolucioni egjiptian nuk ka sjellë asnjë ndryshim në gjendjen e tyre financiare dhe ekonomike.

Ai gjithashtu vuri në dukje se muajt e kaluar janë mbyllur më shumë se 1 mijë kompani dhe fabrika të cilat kanë shkaktuar rritjen e numrit të papunëve në Egjipt.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)