25 Dhjetor 2024

Dy të vdekur nga shpërthimi në një minierë në Rusi

Moskë, 23 janar - Zyrtarët në Rusi thonë se dy punëtorë kanë vdekur nga një eksplodim në një minierë të thëngjillit në Siberi.

Ky shpërthim ka ndodhur dje në minierën Dzerzhinsky në qytetin siberian, Prokopyevsk.

Më se 100 minatorët e tjerë, që ishin nën tokë në kohën e eksplodimit, ia dolën të shpëtojnë.

Kjo minierrë ishte hapur në vitin 1935 dhe do të mbyllet brenda katër vitesh.

Nga një shpërthim i shkaktuar nga gazi i metanit në një minierë thëngjilli në pjesën veriore të Rusisë, pothuajse para një viti, kanë humbur jetën 18 vetë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)