24 Dhjetor 2024

Durrës, nis ndërtimi i një porti peshkimi

Durrës, 19 maj - Në qytetin bregdetar të Durrësit sapo ka nisur ndërtimi i një porti peshkimi, sipas një projekti modern, i cili pritet t’i shtojë zonës bukurinë dhe të zgjerojë industrinë detare.

Durrësi është i vetmi qytet i madh në detin Adriatik që nuk ka një port peshkimi.
 
Ndërtimi i këtij porti peshkimi është zvarritur qysh nga viti 1998. Ai financohet me një kredi të favorshme nga Banka Islamike dhe parashikohet të përfundojë në fund të vitit tjetër.

Mjeshtrat e kësaj fushe pohojnë se projekti i portit është një nga më modernët dhe nuk i mungon asgjë.

Besim Troplini, nënkryetar i Organizatës së peshkimit, thotë se krahas ideve nga fundi i viteve ’90, një projekt konkret u hartua nga vitet 2003 - 2005, i cili mbeti në letër.

Sipas tij, aktualisht janë rreth 120 anije peshkimi, por jo të gjitha janë active, ndaj porti i ri nuk do të jetë një port parkimi, por sjell nevojën e një përzgjedhjeje të anijeve më të mira, që janë në aktivitet.

Firma që po ndërton portin e peshkimit në Durrës ka shumë përvojë në ndërtim portesh të rëndësishëm në vende të BE-së si në Francë e Spanjë dhe në Azi.

Aktualisht ajo po përgjysmon në një vit e gjysmë kohën e ndërtimit të një porti modern 13 hektarë, nga 3 vjet që ishte projekti, thotë Aleksandër Garuli, drejtor i njësisë së zbatimit të projektit në ministrinë e mjedisit.
 
Ekspertët pohojnë se përfitimi i qytetit dhe i vetë portit ekzistues të mallrave dhe udhëtarëve është shumë i madh, sepse anijet e peshkimit, që deri tani rrinin të përzjera midis tyre, tani zhvendosen nga terminali i trageteve në portin e tyre të ri. Kjo ndarje e shton sigurinë e portit ekzistues, sepse nuk përplasen më anijet e vogla me tragete nga furtunat e motit të keq, siç kanë ndodhur mbytje anijesh në 6 raste vitet e fundit.
 
Porti dhe qyteti bashkëjetojnë ngushtë, ndaj çdo përmirësim që i bëhet njërit e përfiton edhe tjetri. Zgjerimi i infrastrukturës portuale rrit fitimet, bizneset dhe vendet e punës për banorët, sepse do të rritet trafiku i anijeve që përpunohen.

Durrësi është qendra më e madhe ekonomike e tregtare e Shqipërisë. Në të gjendet porti më i madh detar, stacioni më i madh hekurudhor dhe kryqëzimi i korridoreve më të rëndësishme të transportit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)