26 Dhjetor 2024

Diskutohet riaktivizimi i Trepçës "së bashku kundër ndotjes"

Mitrovicë, 16 dhjetor - Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur, përmes projektit të tij avokues "Forum 2015" dhe në kuadër të iniciativës së vet “Reconnecting Mitrovica” organizon tryezën e rrumbullakët që do të mbahet në Mitrovicë të veriut, me temë: "Riaktivizimi i Trepçës - Së bashku kundër ndotjes!". 

Qëllimi i kësaj tryeze nuk është të diskutojë aspekte ekonomike, sociale dhe politike, që lidhen me punën e Trepçës në dekadat e kaluara.

Po ashtu, kjo tryezë nuk synon të diskutojë perspektivën komplekse të këtij konglomerati industrial, i cili me siguri shumë shpejtë do të duhej të vihet në lëvizje dhe do të jetë i pasqyruar në planet afatgjata të zhvillimit të vendit. 

Por, duke e parë se është fare afër koha kur do të tentohet ringjallja e këtij kompleksi industrial, që për fat të mirë, rritë mundësitë të punësimit, e në rend të parë atyre që jetojnë afër tij, si në veri ashtu dhe në jug, ky proces do të ketë edhe anët negative të saja, pikë së pari në kualitetin e mjedisit.

Lidhur me këtë në tryezë diskutimi do të prezantohet një analizë që sjell një nga sfidat më të mëdha, kuptimplote dhe me rrezikshmëri të lartë të një zhvillimi të ardhshëm: cilësia e mjedisit në raport me ringjalljen e prodhimtarisë së Trepçës.

Me këtë rast Forumi 2015 dëshiron të nxisë një debat konstruktiv për Trepçën, i cili  duhet filluar sa më parë që është e mundur për të parandaluar pasojat negative të ringjalljes joadekuate të këtij kompleksi industrial dhe njëkohësisht të afirmojnë interesat e përbashkëta të qytetarëve për një mjedis sa më cilësor.

Organizatat e shoqërisë civile, administratat komunale, universitetet, mediat si dhe ekspertë që gjinden në të dy anët e lumit Ibër, do të duhet të përgatisin një qasje integruese dhe unike karshi këtij problemi mjedisorë, dhe të bashkëpunojnë ngushtë me nismat e organizatave civile dhe/ose iniciativat qytetare që të paraqesin qëndrimet e tyre rreth këtij problemi të përbashkët.

Shpresojmë se do të gjeni kohë të na bashkangjiteni në këtë debat, ku do të prezantohet analiza e shkurtër që është bërë për të enkas për këtë tryezë për ta ushqyer diskutimin rreth kësaj teme sa interesante aq edhe të rëndësishme për zhvillimet e ardhshme në këtë drejtim.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)