Dhjetë automobilat më dizajnin më të keq
Londër, 16 nëntor - Bota e automobilizmit nuk ka në përbërjen e vetë vetëm pjesëtarë të cilët dallohen dhe rangohen sipas pamjes dhe dizajnit të bukur.
Në mesin e tyre ka edhe të tillë për të cilët prodhuesit janë tërë jetën pishman pse i kanë bërë.
Revista britanike Telegraph solli këto ditë listën e dhjetë automobilave më të shëmtuar të prodhuar ndonjëherë.
Thonë që bukuria fshihet në syrin e vështruesit dhe vlerësuesit, andaj nga fotografitë e ofruara vetë mund ta gjykoni se a është kjo listë e qëlluar.
Toyota Yaris Verso
Prodhuesi i njohur i automobilave nuk veçohet vetëm për automobila të bukur. Ka edhe të tillë si Toyota Yaris Verso i cili bie në sy për shkak të proporcioneve të pazakonta.
Ford Scorpio
I dyti si më i shëmtuari në këtë listë zuri vend Ford Scorpio. Në emisionin e njohur Top Gear ky automobil është përshkruar si bretkosë me gojë të hapur.
Rolls-Royce Camargue
Ishte njëri nga modelet më të shtrenjtë kur u hodh në shitje në vitin 1975. Por, kjo nuk ndikoi aspak që nga shumica ku automobil të cilësohet si shumë i shëmtuar.
Cadillac Escalade
Ndonëse ishte shumë i adhuruar nga futbollistët amerikan, kjo veturë u fut në këtë listë për shkak të dizajnit jo edhe aq të këndshëm për syrin e shumicës së blerësve.
FSO Polonez
Veturë shumë e lirë dhe tepër e lumtur. Ky ishe slogani me të cilin u lëshua në treg, por edhe pse i lirë, nuk doli aspak i mirë, dhe nga ai ikni blerësit si prej dreqit.
Perodua Kenari
Automobili i qytetit i cili u reklamua me një pompozitet të paparë deri më atëherë, por aspak nuk u shpagua. Mbeti një veturë e thjeshtë e cila nuk tërhoqi blerësit.
Lamborghini LM002
Edhe Lamborghini di të gabojë. Dëshmi e kësaj është modeli Lamborghini LM002 i cili gjynah që mban emrin e këtij prodhuesi, dhe kjo për shkak të pamjes së shëmtuar.
Fiat Multipla
Automobil i përkryer familjar, kështu pohonte prodhuesi i njohur Fiat. Por, ai nuk ishte aspak tërheqës për familjet dhe mbeti vetëm një makinë e pa shitur dhe Fiat i ra pishman që e prodhoi
Ssangyong Rodius
Kjo makinë disa herë është shpallur automobili më i shëmtuar i prodhuar ndonjëherë. Dhe kjo me plot meritë dhe këtë edhe ju vetë mund ta vlerësoni.
BMW X6
Makina e cila është kryqëzim i SUV-it dhe coupe-s do të mbahet në mend si një dështim total i disenjatorëve të prodhuesit të shkëlqyeshëm gjerman BMW-së.