Deti Adriatik, i pasur me gaz dhe naftë
Durrës, 8 shkurt - Kompania e kërkimit të naftës, gazit dhe hidrokarbureve, San Leon, ka bërë të ditur sot se, deti Adriatik ka burime të konsiderueshme nafte dhe gazi natyror.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia For Traders. Kompania San Leon, e cila ka marrë të drejtën nga qeveria shqiptare për të kërkuar në detin Adriatik më 31 janar të vitit 2011, ka thënë se janë identifikuar plot 3.2 trilionë metra/kub gaz dhe 145 milionë fuçi nafte pranë brigjeve të Durrësit.
Kompania synon që të bëjë një studim me qëllim eksplorimin e plotë të këtyre brigjeve, të cilat mendohen të kenë rezerva të konsiderueshme nafte e gazi natyror.