24 Dhjetor 2024

Dëmtohet gypi i ujit në lagjen ”Aktash III” në Prishtinë

Prishtinë, 19 janar  - Gjatë ditës së djeshme, Kompania e Ujësjellësit Rajonal ”Prishtina” sh.a./ ekipi i mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit, duke filluar nga ora 12:00 ka dalë në vendin e ngjarjes në lagjen “Aktash III” në Prishtinë, për të sanuar dëmtimin e paplanifikuar të  një gypi me diametër fi 110 mm.

Me këtë rast, konsumatorët e lagjes “Bregu i Diellit” (zona jug, lindje dhe perëndim) mbetën pa furnizim me ujë të pijshëm.

Duke u munduar që teknikisht dëmtimi i gypi të sanohej brenda një kohe të shkurtër, dolën probleme të tjera , pasi që thellësia e gypit të dëmtuar ishte 3 metra dhe se dëmtimi ishte më i madh sesa ishte paraparë.

KUR”Prishtina” vendosi që gypi me gjatësi prej 5 metra, gjerësi 110 mm dhe thellësi 3 metra të ndërrohej në tërësi dhe të mos sanohej për shkak të shkallës së lartë të dëmtimit, pasi që mund të shkaktoheshin sërish probleme të natyrës së tillë.

Ekipi i mirëmbajtjes së ujësjellësit, nga ora 12:00-22:00 punuan me vështirësi, por me shumë përkushtim, edhe pse temperaturat ishin mjaft të ulëta, vetëm që konsumatorëve t’u kthehej sa më shpejtë furnizimi me ujë të pijshëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)