Dëmtohet gypi i Ujësjellesit në lagjen "Nic", mbesin pa ujë disa lagje
Prishtinë, 24 shtator - Punimet individuale, gërmimet private shpeshherë po krijojnë probleme në sistemin e rrjetit të ujësjellësit.
Kompania Rajonale e Ujësjellesit Prishtina ka bërë të ditur se mbremë rreth orës 20:00 është dëmtuar gypi i ujit me diametër fi 250 mm në lagjen "Nic", nga disa gërmime private.
''Me këtë rast, ne do e ndërprejmë furnizimin me ujë nga ai gyp, deri në sanimin e defektit, i cili defekt merr kohë deri ditën e nesërme për shkak të ndërlikueshmërisë së rastit'', thekson KRUP.
Pa furnizim me ujë të pijshëm mbesin: Lagjja" Nic", lagjja" Veternik" pjesët kah lagjja " Qëndresa", Çagllavica dhe fshati Miradi.