23 Dhjetor 2024

Dëmet nga uragani Sandy arrijnë në71 miliardë dollarë

New York, 28 nëntor - Dëmtimi nga uragani Sandy që goditi bregun lindor të Shteteve të Bashkuara muajin e kaluar do të kushtojë më shumë se 71 miliardë dollarë në tre shtete verilindore - New York, New Jersi dhe Conektikat.

Guvernatori i New Yorkut, Andrew Cuomo tha të hënën se dëme nga stuhia arritën 42 miliardë dollarë në të gjithë shtetin.

Ai tha se në këtë shumë përfshihen mbi 32 miliardë dollarë të nevojshme për riparime dhe 9 miliardë dollarë për shpenzime parandaluese.

Guvernatori Cuomo tha se shteti i New Yorkut do të kërkojë ndihmë federale për të mposhtur këtë fatkeqësi natyrore.

Më herët, kryetari i Bashkisë së qytetit New Jork, Michael Bloomberg tha se qyteti pësoi 19 miliard dollarë humbje që lidhen me uraganin Sandy -  shumë e cila është pjesë e vlerësimit të dëmeve në mbarë shtetin.

Uragani Sandy, më 29 tetor, bëri kërdi në qytetin e New Yorkut, duke përmbytur shtëpi. trena e tunele të metrosë dhe linja elektrike që la disa pjesë të qytetit në errësirë ​​për shumë ditë.
 
Javën e kaluar, guvernatori i New Jersit, Chris Christie tha se stuhia shkaktoi më shumë se 24 miliardë dollarë dëme në shtetin e tij. 

Në Conektikat, Guvernatori Dannel Malloy tha se ky shtet ka pësuar më shumë se 360 milionë dëme për bizneset, shtëpitë dhe pronat publike.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)