Del në treg Hammeri "Maroder"
Londër, 30 qershor - Pronarëve të "Hammerit" legjendar nuk do t iu pëlqejë episodi i parë i sezonës 17 të emisionit Top Gear në të cilën tregohet testimi i "përbindëshit" që peshon 10 tonë dhe të quajtur "Maroder".
Bëhet fjalë për makinën ushtarake për spastrimin e minave të cilën mundeni ta bleni edhe ju,natyrisht nëse i posedoni "vetëm" 300.000 funta britanike.
Maroderi është i blinduar dhe mund ta përballojë eksplozivin plastik deri në masën 3.2 kg të vendosur nën të.T ju përkujtojmë se sasia e njëjtë e eksplozivit e pat shkatërruar "Hamerin H3".
Përndryshe ky automobil "familjar" nga Afrika e Jugut përveç shoferit dhe shoqëruesit të tij,mund të pranojë edhe 8 pasagjerë, kurse motori posedon 290 Kf.
Shpejtësia maksimale e këtij përbindëshi është 110 km/h kurse me një rezervuar mund të kalojë 1000 km.