Daimleri investon në fabrikën në SHBA miliarda dollarë
Detroid, 22 korrik - Koncerni automobilistik Daimler do të investojë më shumë se dy miliardë dollarë (rreth 1,4 miliardë euro) në uzinën e montimit të veturave në SHBA.
Me këto para do të zgjerohet prodhimi i automjeteve fuoristrada si dhe të klasës C, bëri të ditur shoqëria bijë e Daimlerit, Mercedes- Benz në Tuscaloosa.
Kjo fabrikë bën pjesë në \"më të mirat në botë\" dhe do të shndërrohen në model për aktivitete të ngjashme në vendet në ekspansion ekonomik, tha kryetari i kryesisë së Daimlerit, Dieter Zetche.