23 Dhjetor 2024

Daimler tërheq tre milionë makina "Mercedes-Benz" me naftë

Frankfurt, 19 korrik - Prodhuesi gjerman i makinave "Daimler", i dyshuar për fshehjen e nivelit të ndotjes, njoftoi të martën tërheqjen e mbi tre milionë makinave me naftë të markës "Mercedes-Benz" në Europë.

"Për të përmirësuar me efikasitet nivelin e shkarkimeve të gazit të shumë modeleve, 'Daimler' ka vendosur të tërheqë vullnetarisht mbi tre milionë automjete 'Mercedes-Benz", theksoi në një komunikatë "Daimler".

Sipas medias gjermane prodhuesi i makinave "Daimler" kishte manipuluar dy modele motorësh për t'i bërë të dukeshin më pak ndotës gjatë kontrolleve, një nismë e ngjashme me kompaninë tjetër gjermane "Volkswagen".

"Kompania që prej një dekade, nga viti 2008 në 2016, kishte shitur në Europë dhe ShBA automjete me një nivel të lartë shkarkimesh ndotjeje dhe të paautorizuar", shkruante në editorialin e saj e përditshmja "Suddeutsche Zeitung", që ka bashkëpunuar me stacionet rajonale NDR dhe WDR për hetimin e rastit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)