22 Dhjetor 2024

Daimler panifikon të futet në partneritet me Renault dhe Nissan

Berlin, 6 prill - Prodhuesit e automjeteve Daimler, Renault dhe Nissan kanë rënë dakord për vendosjen e një partneriteti të ngushtë strategjik, informon gazeta "Wall Street Journal". 

Strategjia e re parashikon bashkëpunim në prodhimin e automjeteve të vogla por dhe në sektorë të tjerë, njofton gazeta.

Renault dhe Nissan do të kenë tre për qind të aksioneve të Damilerit. Të njëjtën sasi të aksioneve do të ketë edhe Daimler në këto dy koncerne.

Qëllimi i partneritetit është ulja e kostove ndër të tjera me anë të shkëmbimit të teknologjisë. Sipas të gjitha gjasave, vendimi do të bëhet publik të mërkurën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)