Daimler Benz synon të prodhojë në Rusi
Moskë, 27 shtator - Koncerni Daimler shpreson të nënshkruajë deri në fund të vitit 2011 marrëveshjen definitive për montimin në Rusi të automobilave të markës Mercedes-Benz Sprinter.
Investimet e koncernit Daimler në këtë projekt do ta tejkalojnë shumën 100 milionë . Parashikohet prodhimi çdo vit i rreth 25.000 automobilave të tillë.
Përsa i përket shitjeve të automobilave të lehtë të rinj dhe automjeteve të lehta komerciale (LCV) të këtij koncerni në Rusi, supozohet se ato do ta tejkalojnë nivelin e parakrizës në vitin 2012 dhe do të përbëjnë 2.7 milionë automjete.