Daimler Benz ndëpret lidhjet me Iranin
Frankfurt, 12 nëntor - Prodhuesi gjerman i automjeteve Daimler Benz është kompania gjermane e radhës, e cila i ndërpret lidhjet afariste me Iranin.Daimler, e cila i prodhon makinat Mercedes-Benz, tha se vendimi hyn në fuqi menjëherë.
Kreu i kompanisë tha se vendimi u mor pasi kompania i rishikoi lidhjet me Iranin pas zhvillimeve të fundit rreth aktiviteteve bërthamore të Teheranit.
Më herët, bankat gjermane Deutche Bank dhe Commerzbank, si dhe kompanitë e sigurimeve Allianz dhe Munich Re gjithashtu i prishën lidhjet me Iranin.Hap të ngjashëm ka ndërmarrë edhe gjiganti i çelikut, Thyssen Krupp.