23 Dhjetor 2024

Coca Cola ndalon prodhimin në Venezuelë

Karakas, 24 maj - Mungesa e sheqerit ka detyruar Coca Cola-n të ndalojë përkohësisht prodhimin e pijes në Venezuelë.

Coca Cola ka thënë se furnizuesit e saj në Venezuelë “do të ndalojnë përkohësisht operacionet, për shkak të mungesës së lëndëve të para”.

Njoftimi vjen pasi birraria më e madhe në këtë vend, Empresas Polar, ka ndaluar prodhimin, për shkak të mungesës së elbit.

Ekonomia në Venezuelë është tkurrur ashpër, pasi çmimet e naftës vazhdojnë të bien.

Prodhimi i kallamsheqerit ka rënë për shkak të kontrollit të çmimeve dhe rritjes së kostos së prodhimit.

Një zëdhënës i Coca Cola-s ka thënë se kompania do të vazhdojë të prodhojë pije me më pak sheqer, si Coca-Cola Light.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)