22 Dhjetor 2024

Coca-Cola me fitim të rritur

Washington, 21 tetor - Prodhuesi më i madh i pijeve joalkoolike në botë, kompania amerikane Coca-Cola rriti fitimin për tremujorin e tretë të vitit 2010 për 8,4 për qind në 2,06 miliardë dollarë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të ardhurat e kompanisë janë rritur për pesë për qind deri në 8,43 miliardë dollarë. Ndikim pozitiv mbi fitimin e Coka-Colës gjatë tremujorit të tretë tregoi plasimi i pijeve të reja në tregjet e vendeve në zhvillim, para së gjithash në Indi dhe Rusi.

Vëllimi i përgjithshëm i shitjes është rritur për pesë për qind, në tregun amerikan është rritur dy, ndërsa në atë të huaj për gjashtë për qind.

Në Evropë dhe Afrikë rritja ka qenë 12, ndërsa në Rusi 30 për qind. Deri në fund të vitit Coca-Cola planifikon t’i blejë aksionet personale me vlerë të përgjithshme prej 2 miliardë dollarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)