Coca Cola do ta mbyll fabrikën në Selin të Kroacisë
Zagreb, 28 janar - Drejtoria e Coca Cola-s në qytetin kroat Solin, mori vendim që ta mbyll fabrikën, me ç'rast prodhimi i saj do të bartet në Zagreb.
Me këtë vendim, pa punë do të mbesin 47 persona, transmeton televizioni shtetëror kroat (HTV).
Qendra distribuese për shitje në Solin edhe më tej do të vazhdojë të punojë me rreth 70-të të punësuar, theksojnë nga drejtoria kroate e Coca Cola-s për televizionin.
Në Coca Cola Kroaci punojnë gjithsej 600 persona