Çmimet e prodhimit nga nxjerrja e xehes së metalit rriten për 10 për qind
Prishtinë, 6 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e dytë (TM2) 2019.
Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë u ngrit për 0.2% ndërmjet TM1 2019 dhe TM2 2019.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: nxjerrja e xehes së metalit (10.8%); prodhimet minerale jometalike (3.0%); prodhimi i metaleve (1.2%); prodhimet e gomës dhe të plastikës (1.1%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (0.7%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (0.2%); dhe prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (0.1%).
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: prodhimet kimike (-2.1%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara/thurëse (-1.9%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-1.7%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-1.5%); prodhimi i mobilieve (-0.7%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-0.3%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.2%); dhe prodhimi i pijeve (-0.1%).
Ndërkaq, krahasuar TM2 2019 me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM2 2018), çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 1.1%.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: prodhimet minerale jometalike (10.5%); përpunimi i prodhimeve ushqimore (5.6%); prodhimi i pijeve (4.3%); prodhimi i mobilieve (3.5%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (2.7%); prodhimet e gomës dhe të plastikës (0.9%); dhe prodhimi i letrës dhe prodhimet prej saj (0.8%).
Ngritja u neutralizua me rënien e çmimeve te: nxjerrja e xehes së metalit (-6.8%); prodhimi i metaleve (-5.8%); prodhimi i pajisjeve elektrike (-5.8%); prodhimi i produkteve kimike (-5.3%); prodhimet e fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-2.6%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të tij dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (-2.1%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-1.2%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (-1.2%); xeheroret dhe guroret e tjera (-0.8%); energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajër të kondicionuar (-0.7%); dhe prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (-0.1%).