Çmimet e prodhimit në Kosovë pësuan rënie
Prishtinë, 20 shtator - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Indeksin i Çmimeve të Prodhimit TM2-2013.
Çmimet e Prodhimit në Kosovë pësuan rënie prej (-1.8%) ndërmjet TM1 2013 dhe TM2 2013. Kurse, krahasuar me TM2 2012 Çmimet e Prodhimit janë ngritur në një mesatare prej 4.9%.
Zbritja më e mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehet te: industria e veshjeve dhe gëzofave (-6.6 %); prodhimi i kemikaleve dhe produkteve kimike (-6.5%); prodhimi i metaleve (-6.5 %); furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (-5.1%); botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (-2.5%); prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike (-0.7%); industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-0.2%) dhe prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-0.1%).
Zbritja u neutralizua nga ngritja e çmimeve te: industria e tekstilit (1.0%); prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.9%); prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (0.9%); përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (0.8%); prodhimi i brumit të letres dhe artikujve prej letre (0.2%) dhe industri të tjera nxjerrëse (0.1%).
Krahasuar TM2 2012 me TM2 2013, Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 4.9%. Rritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te: nxerrja e qymyrgurit, linjiteve dhe shtresave të varfëra të mineralit (37.5%); nxerrja e mineraleve metalike (27.4%); industri të tjera nxjerrëse (21.2%); furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (2.9%); prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (2.4%); prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (1.8%); industria e tekstilit (0.9%); prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (0.6%) dhe mbledhja, pastrimi dhe shperndarja e ujit (0.5%).
Ngritja u neutralizua nga rënia e Çmimeve të Prodhimi te: metalet (-10.9%), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-7.1%); industria e veshjeve dhe gëzofave (-6.6%); prodhimi i kemikalive dhe produkteve kimike (-6.0%); prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike (-4.1%); prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (-2.1%); prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (-1.7%); përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (-1.4%); punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-1.4%); botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (-0.7%); dhe industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-0.2%).