Çmimet e prodhimit në Kosovë ngritën për 3.8 për qind
Prishtin, 21 qershor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), gjegjësisht Departamenti i Statistikave Ekonomike dhe Llogarive Kombëtare ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e parë 2013.
Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 3.8 për qind ndërmjet TM4 2012 dhe TM1 2013.
Ngritje më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te nxjerrja e qymyrgurit, linjiteve dhe shtresave të varfëra të mineralit (37.5për qind ); industri të tjera nxjerrëse (21.1 për qind ); furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (8.1për qind); nxjerrja e mineraleve metalike (1.6për qind); mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (0.5për qind); industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (0.2për qind ) dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1për qind).
Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (-3.3 për qind ); prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (-2.9për qind); prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-2.8për qind); prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (-2.8për qind ); punimet e drurit dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-1.4për qind ); prodhimi i brumit të letrës dhe artikujve prej letre (-1.0për qind); prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike (-1.0për qind); prodhimi i metaleve (-1.0për qind); industria e tekstilit (-0.8për qind); dhe, botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (-0.7për qind).
Krahasuar TM1 2012 dhe TM1 2013, Çmimet e Prodhimit në Kosovë u ngritën në një mesatare prej 8.3 për qind.
Rritjet më të mëdha sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishin te nxerrja e qymyrgurit, linjiteve dhe shtresave të varfëra të mineralit (37.5për qind ); nxjerrja e mineraleve metalike (27.4për qind), industri të tjera nxjerrëse (21.1për qind ); furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (11.7për qind ); mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (7.8për qind ); prodhimi i mjeteve të tjera të transportit (7.7për qind); përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (4.4për qind); botimi, shtypshkronja dhe riprodhimi i regjistrimeve sonare, video dhe informatike (1.9 për qind ); prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (0.3për qind ); industria e tekstilit (0.1për qind); dhe, prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1për qind).
Ngritja u neutralizua nga rënia e Çmimeve të Prodhimit të produkteve prej metaleve përveç
makinave dhe pajisjeve (-8.6për qind ); prodhimi i metaleve (-5.7për qind ); prodhimi i brumit të letrës dhe
artikujve prej letre (-5.0për qind); prodhimi i produkteve të tjera minerale jometalike (-2.9për qind); punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-1.4për qind); industria e veshjeve dhe gzofave (-0.7për qind); prodhimi i kemikateve dhe produkteve kimike (-0.4për qind); dhe, industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (-0.3për qind).