24 Dhjetor 2024

Çmimet e prodhimit në Kosovë bien për 0.3 për qind

Prishtinë, 18 dhjetor - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot Indeksin e Çmimeve të Prodhimit (IÇP) për tremujorin e tretë 2015. 

Indeksi i tërësishëm i çmimeve të prodhimit në Kosovë pësoi rënie për -0.3 % ndërmjet TM2 2015 dhe TM3 2015.  

Rëniet më të mëdha, sipas degëve të veprimtarive ekonomike, vërehen te: prodhimi i pajisjeve elektrike (-6.6%); prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-2.9%); nxjerrja e xehes së metalit (-2.3%); prodhimi i metaleve (-1.3%); prodhimi i produkteve ushqimore (-1.1%); prodhimi i mobiljeve (-0.4%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-0.2%); prodhimi produkteve kimike (-0.2%); dhe prodhimi i letrës dhe produkteve prej saj (-0.1%).

Rënia u neutralizua nga ngritja e çmimeve, te: prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (0.9%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve (prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse) (0.6%); prodhimi i pijeve (0.5%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej saj (0.3%); dhe energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (0.1%).

Krahasuar me TM3 2014 çmimet e prodhimit u ngritën në një mesatare prej 2.7%.

Ngritja më e madhe, sipas degëve të veprimtarive ekonomike ishte te: energjia elektrike, gazi, avulli dhe furnizimi me ajr të kondicionuar (14.9%); prodhimi i mjeteve motorike (të transportit), rimorkiove dhe gjysmërimorkiove (8.3%); prodhimi i drurit dhe i produkteve të drurit dhe të tapës, përveç mobilieve: prodhimi i artikujve nga kashta dhe materialeve të gëshetuara – thurëse (2.8%); prodhimi i produkteve kimike (2.5%); nxjerrja e xehes së metalit (2.1%); prodhimi i pijeve (1.5%); prodhimi i pajisjeve elektrike (1.4%); grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë (0.8%); dhe prodhimi i produkteve minerale jometalike (0.4%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i makinerisë dhe pajisjeve p.k.t (-9.3%); prodhimi i lëkurës dhe produkteve prej lëkurës (-5.3%); prodhimi i metaleve (-3.8%); prodhimi i letrës dhe produkteve prej letrës (-3.0%); prodhimi i produkteve të gomës dhe të plastikës (-2.1%); prodhimi i mobiljeve (-2.0%); prodhimi i produkteve të fabrikuara metalike, përveç makinerisë dhe pajisjeve (-1.6%); dhe prodhimi i produkteve ushqimore (-1.5%).  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)