Cliff pro ndryshimit të pronësisë së Trepçës
Londër, 31 janar - Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ian Cliff, po e përkrah idenë e Qeverisë së Kosovës për ndryshimin e pronësisë së gjigantit metalurgjik Trepça.
Aktualisht minierat janë të evidentuara dhe trajtuara si Ndërmarrje Shoqërore (NSH), e të cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP).
Por, me ndryshimin e Ligjit për Ndërmarrjet Publike, po kërkohet që Trepça të kalojë në menaxhim të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik (MZHE).
Në një prononcim për gazetën Zëri ambasadori anglez vlerëson se pasuritë e Trepçës janë jetike për të ardhmen ekonomike të Kosovës, dhe sipas tij, nën menaxhimin e MZHE-së, do të jetë më e lehtë edhe për investitorët potencialë.
/Zëri/