22 Dhjetor 2024

Cilësia e ujit të pijshëm në Ujësjellësin "Prishtina", i sigurt 100 për qind

Prishtinë, 27 shkurt - Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit "Prishtina" ka njoftuar se qëllimi kryesor i Laboratorit të akredituar për cilësinë e  ujit të pijshëm  në Ujësjellësin "Prishtina" është organizimi dhe funksionimi i tij, si laborator për kontrollën e kualitetit të ujit bazuar në Standardet cilësore aplikative dhe ato Evropiane  mbi kualitetin e ujit për përdorim nga njerëzit.

Kjo direktivë sipas KRUP përcakton dallimet në mes të parametrave mikrobiologjik dhe atyre fiziko- kimik.

Aplikimi i standardeve është në interes të të gjithë konsumatorëve të Prishtinës, Fushë Kosovës, Obiliqit, Shtimes, Lipjanit, Podujevës, Drenasit, Graçanicës dhe Fabrikës së trajtimit të ujit në Shkabaj.

Laboratori i cilësisë së ujit me planin e tij të monitorimit të brendshëm,  ka në procedurë pikë së pari mbledhjen  dhe marrjen e mostrave të ujit të përpunuar nga rrjeti i ujësjellësit, aeratorëve, liqeneve,  puseve dhe lumenjëve.

"Laboratorët tanë të cilët janë të akredituar shfrytëzojnë metoda standarde për parametrat të cilat janë të aprovuara nga BE-ja, sipas procedurës të cilat janë dhënë me Direktivën 98 (93) EC. Sipas  planit ditor, javor dhe mujor  për monitorimin  e brendshëm të kualitetit të ujit në KRU "Prishtina" të burimeve sipërfaqësore Albanik, Badoc, Bivolak, Mihaliq(Kanali Ibër-Lepencit) si dhe burimeve nëntokësore Kroni, Obiliq, Shtime, Lipjan, Peran (Podujevë), Miradi, Graqanicë dhe Vragoli si dhe pesëmbedhjetë pikat në rrjetin e qytetit,  në aplikim të monitorimit të shpejtë bazik dhe vijues  percjellim çdoherë kualitetin e ujit të pijshëm në çdo pikë mostrimi", thekson KRUP.

Cilësia e ujit është e kontrolluar dhe testuar  me analiza fiziko-kimike dhe bakteriologjike sipas parametrave të cilët janë në Listën  A dhe C  në Udhëzimin Administrativ  Nr.16/2012 për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu.

Një vëllim kaq i madh i punës dhe një kontrollë ditore bazike dhe periodike, bënë që uji i pijshëm të jetë i sigurt 100% .

Me monitoring të  shpejtë, bazik dhe vijues çdo ditë do te bëhët  mostrimi dhe analiza e ujit që prodhohet dhe distribuohet nga fabrikat e ujit në Albanik, Badovc dhe Shkabaj (Ibër-Lepenc) nga objektet prodhuese Kastriot dhe Kroni, pastaj monitorimi javor i ujit që prodhohet në objektet prodhuese Shtime, Lipjan, Drenas dhe Podujevë si dhe analiza e ujit në tre rezervuarët në qytet.

Paralelisht me laboratorin e akredituar të KRU "Prishtina" analizat bëhen çdoherë edhe nga Instituti i Shëndetit Publik të Kosovës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)