CIG ofron 2 miliardë dollarë për Empire State Building ofruan
New York, 20 qershor - Kompania Cammebys International Group (CIG) iu drejtua pronarit të Empire State Building me ofertën për blerjen e rrokaqiellit për 2 miliardë dollarë.
Vlefshmëria e ofertës është e kufizuar - 60 ditë, ndërsa vetë marrëveshja duhet të përfundohet brenda 90 ditëve.
Së bashku me ndërtesën kompania Cammebys ka ndërmend të blejë edhe kompaninë e menaxhimit, e cila jep me qira ambientet e rrokaqiellit.
Sipas vlerësimit të ekspertëve, që u bë verën e kaluar, kostoja e Empire State Building rezulton 2.33 miliardë dollarë.
Rrokaqielli 102-katësh është ndërtuar në vitin 1931 dhe deri në vitin 1972 ka qenë ndërtesa më e lartë në botë.