22 Dhjetor 2024

“Chevrolet Volt”, automobil më i mirë për vitin 2011

Detroit, 25 nëntor - “Chevrolet Volt”, automobil i kompanisë “General Motors”, është zgjedhur si makina më e mirë për vitin 2011.

Revista amerikane “Auto Magazine”, ka shpallur makinen hibride elektrike “Chevrolet Volt”, nga kompania “General Motors”, si “Makina e vitit 2011″.

“Chevrolet”, e mori këte lëvdatë për shkak të teknologjisë së avansuar që i’a mundëson automjetit lëvizjen pa probleme, pa patur frikë se do të shpenzohen bateritë.

Përveç revistës në fjalë “Auto Magazine”, redaktorët e së cilës e shpallën “Chevrolet”, si makinën më të mirë për vitin e ardhshëm, çmim të njëjtë kjo makinë ka marrë edhe nga revistat tjera me renome.

 “Motor Trend”, javën e kaluar deklaroi gjithashtu se “Chevrolet Volt”, shpallet si më e mira për vitin e ardhshëm. Kjo veturë, pritet që gjatë vitit 2011 të jetë në shitje edhe në tregun europian dhe atë kinez.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)