Chevrolet Trax, i gatshëm për premierën botërore
Detroid, 27 gusht - Ara më shumë se 75 vite, është prezantuar SUV-i i parë Chevrolet Suburban Carryall. Mirëpo, brenda disa javëve në panairin e veturave në Paris, premierën botërore do ta ketë Trax, modeli i parë i Chevrolet-it në segmentin në rritje të SUV-ve të vegjël.
Trax do ta rrumbullakojë ofertën e Chevrolet-it të SUV-ve modern së bashku me modelin Captiva
Me gjatësinë e tij prej 4248 mm dhe gjerësinë prej 1776 mm, përkrah distancës mes boshteve prej 2555 mm, Chevrolet Trax dallohet për nga vijat e forta të karrocerisë, të cilat reflektojnë agjilitetin dhe lëvizshmërinë.
Kravata flutur e artë ndanë pjesën e epërme dhe të poshtme të rrjetës, ndërsa falë kësaj, Trax menjëherë njihet si anëtar i familjes Chevrolet. Trax ka hapësirë të mjaftueshme për 5 persona në pozitë të ngritur të uljes. Me dinamikën e saj të vozitjes, do të mundësojë përvojën e vozitjes off-road.
Interieri i Trax-it është plotësuar me tipare të dobishme dhe praktike, siç është grupi i instrumenteve në të cilin treguesit digjital kombinohen me ekrane analog. Ka shumë dollapë për vendosjen e gjësendeve në Trax. Përveç bagazhit prej 358 litrave, aty janë edhe dollapë të ndryshme mbi dhe në të dyja anët e konzolës qendrore.
Një vend shtesë për gjësende, gjendet nën dyshemenë e sipërfaqes së bagazhit. Përveç ulëseve prapa që palosen në sistemin 60/40, Trax ka ulësen e bashkëvozitësit e cila mund të paloset tërësisht. Mund të bëhet zgjedhja mes tetë kombinimeve të ulëseve. Pakot luksoze të pajisjeve, do të jenë në mënyrë standarde të pajisura me Chevrolet MyLink.
Bëhet fjalë për sistemin informativ multi-link, i cili përmbajtjet e telefonit të mençur, i bartë në ekranin me rezolucion të lartë dhe i ndjeshëm në prekje, me dimension prej 7 inç. Më vonë gjatë vitit, My Link do të vjen me aplikacionin për navigacion, i cili mund të merret në telefonat e mençur. Ajo mund të tregoj rrugën nga telefoni i mençur drejt në ekran.
Oferta e motorëve do të përfshijë motorin me benzinë 1.4 litërsh me turbo-mbushës, motorin benzinë 1.6 litërsh si dhe motorin me naftë 1.7 litërsh. Motori benzinë 1.4 litërsh, vjen me transmision manual me 6 shpejtësi, jep 140 kuaj fuqi (103 kW) dhe moment rrotullimi prej 200 Nm. Sistemi i tëheqjes me 4 rrota, është në dispozicion edhe në variantet e motorëve me benzinë, edhe në ata me naftë.
Motori me naftë 1.7 litërsh ofron 130 kuaj fuqi (96 kW) dhe moment rrotullimi prej 300 Nm. Të gjitha sistemet e motorëve me transmision manual, vijnë me funksionin Start/Stop. Motori me benzinë 1.4 litërsh dhe ai me naftë 1.7 litërsh, mund të merren edhe me transmision automatik.
Sa i përket shpejtësisë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 11.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 km/h. Për ata që duan të dinë harxhimet e këtij, modeli, ato janë mjaft të volitshme dhe sillen në rreth 8 litra për 100 kilometra të kaluara në vozitje të kombinuar.
Është një varg sistemesh standarde pasive dhe aktive që i dedikohen mbrojtjes së pasagjerëve. Trax gjithashtu është i pajisur me 6 air-bag-ë, kontroll elektronik të stabilitetit (ESC) me ndihmën gjatë lëvizjes në teposhtëza (HSA), kontrollin e rrëshqitjes (TC) dhe ABS me shpërndarje elektronike të forcës së frenimit. Ndihma gjatë stabilizimit të rimorkios (TSA) dhe kontrolli i lëvizjes në teposhtëza të mëdha (HDC)m, janë tipare standarde tek modeli me pako të mesme të pajisjeve.
Pakot luksoze të pajisjeve, do të jenë në mënyrë standarde të pajisura me Chevrolet MyLink. Bëhet fjalë për sistemin informativ multi-link, i cili përmbajtjet e telefonit të mençur, i bartë në ekranin me rezolucion të lartë dhe i ndjeshëm në prekje, me dimension prej 7 inç.
Interieri i Trax-it është plotësuar me tipare të dobishme dhe praktike, siç është grupi i instrumenteve në të cilin treguesit digjital kombinohen me ekrane analog. Ka shumë dollapë për vendosjen e gjësendeve në Trax.
Sa i përket shpejtësisë, përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 11.2 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 240 km/h.
Për ata që duan të dinë harxhimet e këtij, modeli, ato janë mjaft të volitshme dhe sillen në rreth 8 litra për 100 kilometra të kaluara në vozitje të kombinuar.
Oferta e motorëve do të përfshijë motorin me benzinë 1.4 litërsh me turbo-mbushës, motorin benzinë 1.6 litërsh si dhe motorin me naftë 1.7 litërsh. Motori benzinë 1.4 litërsh, vjen me transmision manual me 6 shpejtësi, jep 140 kuaj fuqi (103 kW) dhe moment rrotullimi prej 200 Nm