Chevrolet Spark EV i gatshëm për Evropë
Los Angelos, 23 shkurt - Modeli elektrik i Chevrolet-it ai Spark EV i parashikuar të dalë në treg në vitin 2014, do të paraqitet para publikut në panairin e veturave që do të mbahet në Gjenevë.
I prezantuar për herë të parë në sallonin e automobilave në Los Angelos, kompakti për qytet i prodhuesit amerikan tani është i gatshëm edhe për tregun evropian, por ai do të jetë në dispozicion vetëm në vendet të cilat e kanë të zhvilluar infrastrukturën për makina elektrike.
Modelin Spark EV e vë në funksion elektromotori i GM-së i ndihmuar me bateritë me litium-ion me kapacitet 20 kWh të cilat ftohen, përkatësisht ngrohen me lëngje.
Mu sikur edhe modeli Volt, kjo makinë lëvizëse është dëshmi që Chevrolet ofron zgjidhjet më të mira për industrinë automobilistike, tha drejtoresha ekzekutive e Chevrolet-it dhe Cadillac-it në Evropë, Susan Docherty.
Më forcën prej 100 kW (136 KF) dhe momentin maksimal rrotullues prej 542 Nm, Spark EV do të duhet të përshpejtojë deri në 100 km/h për 8.5 sekonda që është vërtetë impresive për një makinë elektrike të këtij rangu.
Nëse të gjitha të dhënat tregohen të sakta, Chevrolet Spark EV do të jetë një zëvendësim i shkëlqyeshëm për Citroen C-Zero apo Mitshubishi i-MiEV.