Chevrolet Sonic, i bukur, efikas dhe ekonomik
Michigan, 15 dhjetor - Marka e njohur Chevrolet pritet që në fillim të vitit të ardhëm të nxjerrë në treg modelin Sonic.
Makina është ndërtuar kryesisht në Koren e Jugut dhe dora e fundit i është dhënë në fabrikën e General Motors në Orion Township në Michigan. Sonic ka një ndërthurje mes modelit sportiv, klasik dhe ekonomik.
Çmimi i kësaj makine do të jetë afërsisht 15.000 dollarë. Dizajni i saj sportiv dhe agresiv, mbështetet nga performanca me turbo-mbushës dhe vozitja e zhdërvjellët dhe e tërë kjo ofron një vozitje efikase dhe tejet argëtuese.
Chevrolet Sonic ofrohet me dy lloje të karrocerisë: sedan elegant me 4 dyer dhe ai sportiv me 5 dyer.
Secili prej tyre ofron hapësirë prapa të bollshme, sikurse edhe në aspektin e bagazhit. Një variacion i tipareve të ndërthurura, e rrisin eksperiencën e vozitjes.
Nga secili kënd, Chevrolet Sonic sedan dhe modeli me 5 dyer, përçojnë forcë, stabilitet dhe rafinim. Vijat progresive të karrocerisë, sugjerojnë lëvizjen edhe kur vetura është e ndalur.
Tiparet agresive, duke përfshirë flakërimin e parafangos dhe dritat kryesore të rrumbullakëta të inspiruara nga motoçikletat, janë kombinuar me tiparet e dizajneve globale grill me elemente të dyfishta dhe llambat e pasme të rrumbullakëta, për një dizajn i cili menjëherë njihet si Chevrolet.
Pasqyrat e jashtme bartin të njëjtën formë sikurse vetura dhe me sa duket zhduken në profil. Modeli sedan dhe ai me 5 dyer, janë të dallueshëm për nga karakteristikat. Modeli me 5 dyer ka një formë të tendosur me vija agresive të vozitjes, derisa profili i sedan-it ka një prezencë më të ngritur dhe më të matur.
Në shikim të parë, modeli me 5 dyer duket sikurse një version me 3 dyer, pasi dorëzat e dyerve prapa janë të vendosura në mënyrë diskrete në zonën e shtyllës C. Një pamje më sportive dhe më të veçantë, ia japin fellnet sportive nga alumini 17 inçësh.
Kabina e Chevrolet Sonic kompleton eksterierin e inspiruar nga motoçikleta me grumbullim të detajizuar të instrumenteve, që paraqesin një takometër analog të madh dhe të rrumbullakët, brenda një ekrani LCD asimetrik, me një ekran tjetër të madh digjital të shpejtësimatësit.
Tiparet tjera të bukura të interierit përfshijnë: sipërfaqe të panelit të mesëm të instrumenteve që vjen me dy ngjyra (e zezë titanium dhe e kuqërremët) që shtrihet deri te pjesa e epërme e dyerve. Dorëza e marshit automatik ka një dizajn si koka e kobrës, derisa marshi manual ka dorëzën nga kromi.
Interieri përfshinë dhomëza gjësendesh në panelin qendror dhe në dyer. Ulëset prapa mund të palosen rrafshët për bartjen e gjësendeve të mëdha. Ulëset para janë standarde dhe mund të jenë edhe me ngrohje.
Modelet Chevrolet Sonic janë të pajisur me motorët të vegjël, por efikas dhe me forcë të dendur, duke përfshirë edhe versionet Ecotec 1.4L turbo dhe Ecotec 1.8L, të njëjtin motorë që janë përdorur në modelin Chevrolet Cruze.
Tre transmision janë në dispozicion: ai me 5 shpejtësi manual dhe ai automatik me 6 shpejtësi që vijnë me motorin 1.8L dhe transmisioni manual me 6 shpejtësi që vjen në kombinim me motorin 1.4L turbo.
Motori Ecotec 1.4L turbo jep 138 kuaj fuqi (103 kW) dhe moment rrotullimi prej 200 Nm. Ky motor i vogël por i fuqishëm, është edhe efikas, pasi edhe pse është benzinë, për 100 kilometra të kaluara harxhon vetëm 5.9 litra.
Kur themi se kemi të bëjmë me motor të vogël por të fuqishëm, këtë e themi me kuptimin e plotë të fjalës, pasi shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 8.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 200 km/h. Pra siç thamë në fillim, çmimi i këtij modeli do të jetë diku rreth 15.000 dollarë apo rreth 11.200 dollarë, çka është çmim i arsyeshëm.
Kabina e Chevrolet Sonic kompleton eksterierin e inspiruar nga motoçikleta me grumbullim të detajizuar të instrumenteve, që paraqesin një takometër analog të madh dhe të rrumbullakët, brenda një ekrani LCD asimetrik, me një ekran tjetër të madh digjital të shpejtësimatësit.
Tiparet tjera të bukura të interierit përfshijnë: sipërfaqe të panelit të mesëm të instrumenteve që vjen me dy ngjyra (e zezë titanium dhe e kuqërremët) që shtrihet deri te pjesa e epërme e dyerve.
Kur themi se kemi të bëjmë me motor të vogël por të fuqishëm, këtë e themi me kuptimin e plotë të fjalës, pasi shpejtësinë nga 0 në 100 km/h, e arrin për vetëm 8.2 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e tij është 200 km/h.
Ky motor i vogël por i fuqishëm, është edhe efikas, pasi edhe pse është benzinë, për 100 kilometra të kaluara harxhon vetëm 5.9 litra.
Modelet Chevrolet Sonic janë të pajisur me motorët të vegjël, por efikas dhe me forcë të dendur, duke përfshirë edhe versionet Ecotec 1.4L turbo dhe Ecotec 1.8L, të njëjtin motorë që janë përdorur në modelin Chevrolet Cruze.