Chevrolet ka prezantuar modelin Trailblazer për vitin 2013
Detroid, 30 mars - Chevrolet ka prezantuar modelin Trailblazer për vitin 2013, para debutimit në panairin e veturave në Bangkok.
I bazuar në modelin e ridizajunuar Colorado, ky SUV ka konstruksion të fuqishëm, që premton vozitje më kualitative në klasën e vet.
Paneli i aparaturave ka dizajn Dual me timon tre rremësh, sipërfaqe me kontraste të përpunuara dhe shtesa metalike.
Ka shtatë ulëse, ndërsa në dispozicion do të jenë dy motorë me naftë me 4 cilindra.
Motori 2.5 litërsh zhvillon 150 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 350 Nm, derisa ai 2.8 litërsh, zhvillon 180 kuaj fuqi dhe moment rrotullimi prej 470 Nm.
Këta motorë mund të kombinohet me transmision manual me 5 shpejtësi dhe atë automatik me 6 shpejtësi.