Capital Gate ndërtesa me pjerrësinë më të madhe
Abu Dhabi, 8 qershor - Një grataçelë në Abu Dhabi hyri në Guinness si ndërtesa me pjerrësinë më të madhe duke spostuar kështu në vendin e dytë Kullën e Pisës.
Capital Gate është ende në ndërtim e sipër në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ajo do të jetë e lartë 160 metra dhe e përbërë nga 35 kate.
Projektuesit e saj kanë parashikuar nisjen e pjerrësisë prej 18 gradësh, katër herë më shumë se ajo e Pizas, që nga kati i 12-të.
Punimet pritet të përfundojnë brenda këtij viti.