23 Dhjetor 2024

Caktohen rregullat për përdorimin e vajërave të vjetra

Prishtinë, 22 mars -Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njerëzve nga ndotja me vajëra të përdorura dhe mbeturinat me vajëra, mundësimin e vendosjes së sistemit të përbashkët dhe të sigurtë mjedisor, si dhe të parandalohet e zvogëlohet ndotja e ujërave, dheut e ajrit, Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi nxorri Udhëzimin Administrativ për Menaxhimin e Vajërave të Përodrura.

Ky UA sipas njoftimi të Ministrisë së Mjedisit përcakton se vajërat e përdorura dhe ato mbeturinë mund të përpunohen me anë të reciklimit dhe rirafinimit, sipas direktivave të BE për shqyrtimin e këtyre vajërave.

Këto materiale parashihen të mblidhen në qendrat e caktuara grumbulluese që kanë për qëllim mbledhjen e vajit të përdorur, apo në objektet e tjera të magazinimit i cili ka të përfshirë sistemin e instalimeve të kontenjerëve, rezervuarëve dhe cisternave.

Në rast se këto vajëra nuk mund të riciklohen apo rirafinohen, atëherë këto duhet të digjen ose të përdoren metoda me efikasitet të lartë për asgjësimin e tyre.

Njëkohësisht, ky Udhëzim ndalon shkarkimin e vajërave të përodrura në kontenjerë komunalë, ujëra nëntokësorë apo sipërfaqësorë, tokë, djegien e pakontrolluar që mund të kalojë vlerat kufitare të emisioneve në mjedis, përdorimin si lyrës për pengimin e korrezionit në sipërfaqe të hapura, etj.

Licenca për mbledhjen dhe grumbullimin e vajërave të përdorur mirret në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, duke iu nënshtruar të gjitha ligjeve dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)