Bullgaria ndërpreu funksionimin e rafinerisë së vetme të naftës
Sofje, 29 korrik - Qeveria bullgare ndërpreu funksionimin e rafinerisë së vetme të naftës në vend, që i përkiste gjigantit rus ''Lukoil'', për mosrespektim të kërkesave fiskale, njoftoi dje agjencia e doganave.
''Sofja hoqi dy licenca në 'Neftochim-Lukoil', gjë që pengon rafinerinë e saj të Bourgas të marrë naftë, të grumbullojë prodhimin e saj të karburanteve dhe të furnizojë tregjet bullgare, theksoi drejtori i doganave'', Vanio Tanov, vendimi i të cilit hyri dje në fuqi.
Sanksionet janë vendosur sepse ''Neftochim-Lukoil'' nuk ka vendosur ekipet e nevojshme që sistemi fiskal të mund të kontrollojë në çdo moment sasisë e karburantit që del nga depot.