23 Dhjetor 2024

Bullgaria kundër projektit për transportimin e gazit rus

Sofje, 7 mars - Parlamenti i Bullgarisë ka votuar për të shfuqizuar një marrëveshje për një tubacion i cili do të transportonte naftën ruse në Greqi.

Në një votim 115-25, ligjvënësit mbështetën të enjten propozimin e qeverisë për të tërhequr marrëveshjën e nënshkruar në vitin 2007.

Me anë të kësaj marrëveshje parashihej vendosja e 280 kilometrave tubacion për të transportuar naftën ruse dhe kaspike nga porti bullgar Burgas në Detin e Zi në Aleksandropolis në verilindje të Greqisë, duke anashkaluar ngushticën e mbingarkuara të Turqisë, Bosforin.

Qeveria në largim e kryeministrit Boiko Borisov thotë se projekti - në një kosto të llogaritur prej ndërmjet $ 1,5 miliard dollarë nuk mund të ekzekutohet sipas kushteve financiare të marrëveshjes së vitit 2007.

Një vit më parë, Bullgaria i propozoi Rusisë dhe Greqisë të anulojnë marrëveshjen, duke thënë se ajo do të tërhiqet në mënyrë të njëanshme pas kalimit të një periudhe 12-mujore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)