22 Dhjetor 2024

Bullgaria ka prodhuar elektromobilët e parë

Sofje, 13 shkurt - Një model familjar dhe një sportiv elektromobilësh, të prodhuar në Bullgari, do të shfaqen në treg gjatë tremujorit të dytë ose të tretë të këtij viti.

Planet e kompanisë britanike Zero Carbon 2020, e cila do të prodhojë elektromobilët në qytetin Stara Zagora, parashikojnë që në fillim në Bullgari të montohen njëqind makina dhe deri në vitin 2015 pritet që numri i tyre të arrijë 5-10 mijë në vit.

Lajmin e njoftoi presidenti i kompanisë Jamie Robertson në forumin ndërkombëtar “Elektromobilët – sfidat e mobilitetit të ri” në Sofje.

Makinat do të kalojnë me një ngarkim të akumulatorit 300 km, kurse shpenzimi i lëndës djegëse për 100 km do të jetë 3 leva apo 1,5 euro.

Të tërhequr nga tregu i lirë i punës dhe tatimet e ulëta, britanikët do të investojnë në Bullgari fillimisht 6 milionë euro, por mjetet e investuara mund të arrijnë 10-15 milionë euro.

Gjiganti francez i prodhimit të automobilave Citroen gjithashtu ka në plan të montojë elektromobilë në Bullgari, në qytetin Bozhurishte. Këta do të jenë mikrobusë të llojit të ambulancës, postës mobile, librarisë mobile për rajonet më të larguara.

Kompania bullgare Di Ven nga qyteti Lom do të investojë 300 mijë euro në prodhimin e një elektromobili ngarkese, për shkak të interesit të madh nga jashtë. Vlera e tij është 10 mijë euro, kurse me një ngarkim do të kalojë 50 km.

Deri në fund të vitit vetëm në Sofje do të ndërtohen 20 stacione ngarkimi për elektromobilë nga kompania gjermane RWE.

“Kjo është një industri inovative, e cila u jep shans lojtarëve të rinj të bëhen një pjesë e veprimtarive të biznesit që zhvillohen më shpejt”, tha në forum ministri bullgar i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov.

Nga Asociacioni i prodhuesve të automobilave mendojnë se nga blerja e elektromobilit në Bullgari ende nuk ka një dobi ekonomike, sepse makinat me korrent elektrik janë tri herë më të shtrenjta se ato tradicionale. Njëkohësisht nuk ka stimuj nga ana e shtetit.

“Doemos do të ketë lehtësime tatimore dhe mundësitë janë të shumta – komentoi temën ministri i ekonomisë dhe energjetikës Trajço Trajkov.

"Në Portugali për shembull ofrojnë tre vjet ngarkim falas me elektricitet. Do të ngul këmbë që buxheti gjatë viteve të ardhshme të parashikojë mundësi të tilla. Sepse përparësitë e këtij lloji automobilash janë të shumta, edhe nga pikëpamja e sistemit energjetik, edhe nga pikëpamja e prodhimit dhe krijimit të vendeve të punës.”

Pjesa më atraktive e forumit ishte prezantimi i elektromobilëve më të rinj të prodhuesve botërorë që bëhet për herë të parë në Bullgari.

Për më kureshtarët kishte mundësi t’i provojnë makinat. Sot i quajmë elektromobilët “makina të brezit të dytë”. Por analet e historisë tregojnë se elektromobili i parë u duk qysh në vitin 1834.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)