23 Dhjetor 2024

Bullgaria e para në BE për nga rritja e industrisë, por rrogat më të ulëta

Sofje, 18 mars - Bullgaria është në vendin e parë në Bashkimin Evropian për nga rritja e prodhimit industrial gjatë janarit në krahasim me janarin e vitit 2012, njoftoi Eurostat.

Rritja është 8 për qind.Në të njëjtën kohë si tërësie në BE shënohet rënia në industri me 1,7 për qind. Më e madhe është ula në Suedi- 5,9 për qind dhe në Finlandë- 5,4 për qind.

Bullgaria është liderë edhe në një klasifikim tjetër, por negativ të Eurostatuit- sipas varfërisë. Niveli i riskut për këtë në vendin tonë është 22,3 për qind me 9,8  për qind për shembull në Çeki.

 Kriza ka rritur nivelin e varfërisë në BE me 0,5 pika gjatë vitit 2011 në krahasim me vitin 2010.Rreth 17 për qind prej popullsisë së Bashkimit Evropian është e varfër për shkak të të ardhurave të ulëta madje pasi në përllogaritjet përfshihen edhe transferimet sociale si asistencë dhe dëmshpërblime.

Mbi 40  për qind prej bullgarëve jetojnë në privime materiale. Ndër treguesit për këtë është a kanë para që të paguajë shërbimet komunale ose të paguajnë kredinë e marrë dhe sa prej tyre mund t’i lejojnë vetës një javë pushim jashtë shtëpisë.

Statistika bullgare para disa ditëve shpalli të dhënat për inflacionin gjatë shkurtit. Shtrenjtimi i jetës është minilam-0,1 për qind. Inflacioni vjetor është3,6 për qind.

Gjatë shkurtit në krahasim me janarin e këtij viti shënohet ulje e çmimeve të ushqimeve -0,1 për qind.

Gjatë muajit të kaluar prej ushqimeve më shumë kanë ulur çmimet e kastravecëve -5,2 për qind dhe të patateve -3 për qind. Ka një ulje të vogël të çmimeve të mishit të thiut dhe të vajit.

Gjatë shkurtit është shënuar rritje e karburanteve – të benzinës me 4,6 për qind, ndërsa të naftës – 2,5 për qind 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)