Bullgari, Industria e prodhimit të birrës pret rritje me 5%
Sofje, 4 shkurt - Për herë të parë praj disa vitesh industria e prodhimit të birrës në Bullgari pret një rritje me 5% gjatë vitit 2011. Lajmi i mirë po vjen me kohë.
Sivjet mbushen 130 vjet nga fillimi i prodhimit të birrës në Bullgari. Kjo u bë e qartë në takimin e Organizatës së prodhuesve të birrës, në të cilin u përvijuan tendencat në degë dhe u raportuan rezultatet gjatë vitit 2010.
Sipas të dhënave të organizatës për frymë të popullsisë në Bullgari ka 64 litra birrë. A është kjo shumë apo pak? Një krahasim po bën Ivana Radomirova, kryesekretar i Organizatës së prodhuesve të birrës:
Gjatë vitit 2009 konsumi i birrës për frymë të popullsisë në Evropë, jo vetëm në BE, ka qenë mesatarisht 67 litra. Me kontributin më të madh në përdorimin e birrës tradicionalisht janë Çekia, Gjermania dhe Austria.
Në Bullgari vlerat janë mesatare për Evropën. Bullgarët kanë mundësi të zgjedhin mes 80 markave të birrës, të cilat prodhohen në vendin tonë.
Kriza ekonomike e preku dhe tregun e birrës. Të dhënat e Organizatës së prodhuesve të birrës janë treguese:
Pas disa vitesh të rritjes, kriza e preku shumë tregun e birrës dhe ai shënoi një ulje me 11% gjatë vitit 2009. Gjatë vitit 2010 ulja vazhdoi\", komentoi presidenti i Organizatës së prodhuesve të birrës, Ruud van den Ejnden.
Gjatë vitit të kaluar ne prodhuam 4 mln e 815 mijë hektolitra birrë, që është shumë më pak se sa gjatë viteve 2007 e 2008.
Sipas studimit të agjencisë së marketingut Nilsen konsumatorët bullgarë gjatë vitit 2010 kanë blerë 4,5% më pak birrë. Konsumi në restorante gjatë vitit 2010 është pakësuar me 13%.
Kjo do të thotë nga njëra anë se njerëzit kalojnë më pak kohë në restorante, nga ana tjetër se harxhojnë më pak para. Shpenzimet për birrë janë pakësuar me 3,6%. Vërehen dhe tendenca për blerjen e birrës më të lirë.
Kjo pohohet dhe nga të dhënat se shitja e birrës në shishe plastmase është rritur me 10%, për llogari të shisheve prej qelqi.
Drejtpërsëdrejti të angazhuar në industrinë e prodhimit të birrës në Bullgari janë 2800 veta, bashkë me furnizuesit numri i tyre arrin 9600 veta.
Rroga mesatare në degë është 1000 leva (500 euro). Mbi 45 milionë leva janë investimet në prodhim dhe inovacione.
Megjithë sinjalet pozitive për rritje të ekonomisë bullgare, një gjallërim në degë nuk pritet.
Shkaku është se rritja e përgjithshme ekonomike i detyrohet eksportit, ndërsa industria e prodhimit të birrës varet nga konsumi i brendshëm.
Megjithatë prodhuesit e birrës shpresojnë te një verë e nxehtë dhe e suksesshme, sepse 60% të shitjeve të birrës realizohen gjatë kësaj stine.